Mike Maignan është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për Milanin këtë sezon, ku francezi ka qenë vendimtar shumë herë me pritjet e tij.
Edhe pse po përflitet prej kohësh për një rinovim mes palëve, kjo gjë deri tani nuk ka ndodhur duke i shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm të Maignan si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Ndërkohë, ” Sky Italy” zbulon se kuqezinjtë kanë edhe një plan B, në rast se nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rinovuar me Maignan.
Sipas raportimit në fjalë, Milan ka piketuar Alisson Becker si zëvendësuesin e mundshëm të Maignan.
33-vjeçari brazilian ka një kontratë me klubin e kuq deri në vitin 2027, por nuk përjashtohet mundësia që të alrgohet në verën e ardhsjme për një shifër të arsyeshme dhe të përballueshme nga kuqezinjt.