Nuk mjafton goli i Trimror Selimit, Deçiqi zhgënjen!

- Bota Sot

Nuk mjafton goli i Trimror Selimit, Deçiqi zhgënjen!

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, zhgënjeu para shikuesve të vet, duke pësuar humbje me rezultat 4:3 nga Mlladost Lob.BET, në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit malazez.

Humbje e papritur dhe që e lë edhe më larg nga skuadra e kreut të tabelës.

Për Deçiqin shënuan Trimror Selimi (51’), Nikolla Braunoviq (87’), Drashko Bozhoviq (90+5 – nga penalltia) dhe për udhëtuesit Balsha Mrvaljeviq (14’), Nikolla Braunoviq (25’ – autogol), Dushan Vukoviq (61’), Jagosh Roganoviq (90’).

Deçiqi zë vendin e katërt me 28 pikë (një ndeshje më pak), ngec për 8 pikë nga lideri Sutjeska.

Mlladosti renditet në vend të gjashtë me 26 pikë të mbledhura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot