Gazetari brazilian i lë të gjithë "gojëhapur", gjen me rezultat të saktë 4 nga 6 ndeshjet

- Bota Sot

Gazetari brazilian i lë të gjithë "gojëhapur", gjen me rezultat të saktë 4 nga 6 ndeshjet

Gazetari sportiv në Brazil Vitor Birner ka shkaktuar bujë me parashikimet e sakta të ndeshjeve në Champions League.

Ditën e djeshme, pa u mbajtur ndeshjet e së martës në Champions, Birner ka parashikuar me saktësi ekstreme 4 nga 6 ndeshje e këtij kompeticionit.

Duke nisur që me fitoren 3:1 të Bayern Munich karshi Sporting Lisbon, triumfi befasues i Atalantës me Chelsean 2:1.

Po ashtu, Vitor Birner ka gjetur në “kokë” fitoren e Atletico Madrid kundrejt PSV me rezultatin 3:2, sikurse Tottenham – Slavia Prague 3"0.

Gazetari në fjalë ka gabuar vetëm në gjetjen e rezultatit te Inter – Liverpool dhe Barcelona – Frankfurt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot