Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva do të modernizojë edhe më shumë stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Skuadra llapjane njofton edhe kur do të nisin punimet.
“Nesër nisin punimet për mbulimin e tribunave dhe ndriçimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”
Të enjten, më 11 dhjetor, do të vendoset gurthemeli për fillimin e punimeve në mbulimin e tribunave dhe instalimin e ndriçimit modern në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shtëpinë e KF Llapit.
Batatina ka theksuar se stadiumi do t’i ketë 5.500 ulëse.
Në ceremoninë zyrtare do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Ky projekt i rëndësishëm shënon një hap të madh drejt modernizimit të infrastrukturës së stadiumit, duke krijuar kushte më të mira për lojtarët, tifozët dhe ndeshjet që zhvillohen në Podujevë”, thuhet në njoftimin e KF Llapi.