Lojtari i Kombëtares nderohet në Premier League

- Bota Sot

Lojtari i Kombëtares nderohet në Premier League

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Nazmi Gripshi mbyll sezon “fenomenal” te ekipi i Astanës në Kazakistan.

Edhe pse kryeqytetasit nuk ia dolën të fitonin titullin, Gripshi bëri “detyrën”, u shpall golashënuesi i Premier Leagues me 16 gola në 26 ndeshje, ndonëse është mesfushor.

Ditën e sotme, Federata Kazakistanase e Futbollit ka njoftuar në rrjete sociale se shqiptari është fituesi i çmimit “Golashënuesi më i Mirë”, sezoni 2025-2026. Gripshit i skadon kontrata me Astanën në verën e vitit 2026.

Lojtari në fjalë ka dalë nga akademia e Teutës, ndërsa është shpallur kampion në Superiore me Skënderbeun në sezonin 2017-2018.

Nazmi Gripshi e ka bërë debutimin te Kombëtarja në 14 tetor të 2025, miqësorja ndaj Jordanisë në “Air Albania”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot