Greqia po pret takimin e nëntë ministror të Forumit të Qytetërimeve të Lashta, i cili zhvillohet të premten në Muzeun e Akropolit në Athinë.
Ministria e Kulturës e Greqisë, sipas njoftimit të saj, po e përqendron vëmendjen në adresimin e krizës klimatike dhe ndikimin e saj në trashëgiminë kulturore, si dhe luftimin e trafikimit të paligjshëm të mallrave kulturore.
Në takimin e Athinës do të marrin pjesë përfaqësues nga Italia, Egjipti, Iraku, Irani, Kina, Qipro, Armenia, Peruja, raporton AMNA, përcjell kp.
Si pjesë e punimeve, pritet miratimi i Deklaratës së Athinës, e cila do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore globale.
Qiproja pritet gjithashtu të pranohet si anëtare, ndërsa Meksika dhe India marrin pjesë si shtete vëzhguese.
Organizimi i takimit të nëntë ministror të vendeve të qytetërimeve të lashta në Athinë, nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, konfirmon rolin aktiv të Greqisë në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për mbrojtjen e qytetërimeve të lashta.