Bayerni i Mynihut ka vendosur të mos hyjë në garë për Mohamed Salah, pavarësisht zërave që qarkulluan javët e fundit.
Drejtori sportiv, Max Eberl, e bëri të qartë se klubi nuk ka asnjë interes për sulmuesin egjiptian, sidomos duke parë shpërthimin e jashtëzakonshëm të Lennart Karl, ‘ylli’ i ri bavarez.
Karl, i lindur në vitin 2008, po mahnit gjithë Bundesligën me paraqitjet e tij të pjekura dhe efektive, duke u shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të sezonit.
Me gola dhe ndeshje të nivelit të lartë, ai po tregon një maturi shumë përtej moshës së tij 17-vjeçare.
Pikërisht për këtë arsye, Eberl është i vendosur të mos prishë ekuilibrat:
“Salah? Me Lennart Karl kemi një talent të jashtëzakonshëm. Vendosja e dikujt para tij, në këtë moment, nuk do të kishte kurrfarë kuptimi,” u shpreh ai.
Drejtori sportiv shtoi se kishte parë deklaratat e Salah, por nuk ishte i interesuar të ndiqte në detaje situatën e tij, duke shtuar me një nuancë ironie:
“Si do të përfundojë kjo histori, sinqerisht, faleminderit Zotit, nuk është puna ime.”
Bayerni duket i vendosur të vazhdojë me filozofinë e zhvillimit të talenteve dhe me Karl si simbolin më të ri të projektit afatgjatë. Bavarezët nuk kanë ndërmend të devijojnë nga ky rrugëtim, edhe kur bëhet fjalë për ‘yje’ të kalibrit të Salah.