Nuk ishte në ditën e tij më të mirë

- Bota Sot

Nuk ishte në ditën e tij më të mirë

Bristol City nuk shkoi më shumë se barazimi 2:2 ndaj Leicester në ndeshjen e Championship. Në këtë takim si gjithmonë ishte titullarë edhe Anis Mehmeti.

24-vjeçari nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës dhe të ndihmonte të tijtë, por është mjaft besimplotë te skuadra për duelin e ardhshëm.

Pas këtij barazimi sulmuesi kuqezi ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Ndeshje dobët, por besim është i madh për ta rikthyer rezultatin të shtunën”, ka shkruar shqiptari, duke “premtuar” që në sfidën e ardhshme ndaj Coventry në transfertë.

Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00.

Ndërkohë sa i takon Mehmetit, në këtë sezon ia ka dalë të luajë në 20 ndeshje dhe ka mundur të shënojë 6 gola dhe të asistojë në 6 raste të tjera.



Lexoni të gjitha në Bota Sot