Vjen reagimi i Edon Zhegrovës

- Bota Sot

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova startoi për herë të parë në një ndeshje me Juventusin.

Futbollisti nisi nga minuta e parë ndeshjen ndaj Pafos në Ligën e Kampionëve.

Juventusi fitoi 2:0 ndaj Pafos, ndërkohë Edon Zhegrova luajti pjesën e parë, për t’u zëvendësuar në të dytën.

Pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i tij.

“Fitore e madhe sonte. I falënderoj nga zemra krejt tifozët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.

Kjo energji na dërgon gjithnjë e më larg. Deri në fund, Forza Juventus”, shkroi Zhegrova.



Lexoni të gjitha në Bota Sot