Real Madrid po kalon një moment të vështirë, me dy humbje radhazi në shtëpi.
Madrilenët u mundën 0-2 nga Celta Vigo në kampionat dhe 1-2 nga Manchester City në Champions League.
Pozitat e trajnerit Alonso janë lëkundur fort, ndërsa klubi po sheh të gjitha pistat për të forcuar ekipin në merkaton e dimrit.
Në fokus është mbrojtja dhe së fundi në shënjestër është vënë Micky Van de Ven.
Qendërmbrojtësi holandez i Tottenham ka treguar një formë të mirë në Londër dhe ka kontratë me klubin deri në qershor të 2029-ës.
“Blancos” janë gati t’i ofrojnë klubit të Premier League 60 milionë euro për Van de Ven.
Më pas do të shihet nëse kjo shifër do të mjaftojë, apo Real Madrid duhet të bëjë një tjetër ofertë për lojtarin 24-vjeçar. Në sfond për fuqizimin e mbrojtjes mbetet gjithmonë Schlotterbeck i Borussia Dortmund.