Futbollisti gjerman, Marco Reus mbrëmë ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit “Iduna Park”.
Ai shkoi për ta përkrahur skuadrën e tij të zemrës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndaj Bodo/Glimtit – e cila u mbyll 2:2.
Pasi u prit mirë nga drejtuesitë e “BVB-së”, Reus shkoi në tribuna te tifozët për ta përkrahur skuadrën gjermane.
36-vjeçari u largua nga Dortmundi në vitin 2014 dhe shkoi te LA Galaxy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai momentalisht është i lënduar, prandaj kishte kohë për ta vizituar ish-skuadrën dhe familjen e tij.