Barcelona, detyrë e vështirë për kualifikimin direkt në fazën tjetër

- Bota Sot

Barcelona, detyrë e vështirë për kualifikimin direkt në fazën tjetër

Barcelona siguroi një fitore të rëndësishme kundër Eintraht Frankfurt në Ligën e Kampionëve të martën, por ende kualifikimi direkt për në fazën e eleminimit direkt mbetet një enigmë.

Në dallim nga sezoni i kaluar kur tëtë të pat kishin si minimum 15 pikët në këtë sezon mbase dhe më 16 pikë mund të mos jesh e kualifikuar direkt.

Por një gjë e tillë nuk do jetë e lehtë. Duke pasur parasysh rezultatet aktuale, duket se standardi mund të rritet në 17 pikë, një shifër që Blaugrana nuk mund ta arrijë më matematikisht. Për më tepër, numri i golave të shënuar duhet të merret parasysh për të përcaktuar çdo barazim të mundshëm.

Një fakt tjetër ky i cili e penalizon skuadrën blaugrana. Dhe këtu fillon detyra e shtëpisë për trajnerin, përpara dy ndeshjeve të ardhshme kundër Sllavia Pragës dhe Kopenhagenit. Barcelona jo vetëm që duhet të shënojë, por duhet të shënojë edhe me një diferencë të madhe.

Aktualisht, diferenca e tyre e golave është +3, një nga më të këqijat midis ekipeve që kanë shanse për të përfunduar në tetë vendet e para. Barcelona duhet të përmirësojë lojën sulmuese të saj.

Ata nuk mund të përballojnë një përsëritje të pjesës së parë kundër Eintraht Frankfurt, në të cilën arritën vetëm një gjuajtje në portë, atë të Gerard Martín nga 25 metra. Në dy ndeshjet e tyre të fundit, asnjë nga sulmuesit e tyre nuk ka gjetur rrjetën, një statistikë që duhet të merret në konsideratë. Të dy golat kundër skuadrës gjermane u shënuan nga një mbrojtës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot