Xhelil Asani ndahet me Rabotniçkin

- Bota Sot

Xhelil Asani ndahet me Rabotniçkin

Xhelil Asani, njëjtë sikurse edhe bashkëqytetari i tij, Demir Imeri, ka ndërperë para kohe bashkëpunimin me Rabotniçkin.

Mbrojtësi i krahut të majtë gjatë verës së kaluar iu bashkua skuadrës shkupjane, që në fund të stinorit vjeshtorë doli shumë dobët në kampionat, duke u renditur vetëm në pozitën e parafundit me 7 pikë të grumbulluara.

Nisur nga ky fakt drejtuesit e “romantikëve” po kërkojnë të bëjnë ndryshime rënjësore në skuadër, ashtu që ditëve në vijim priten edhe largime të tjera.

Ndërkohë Asani e sheh veten shumë larg futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa si destinacione të mundshme, shihen Azia dhe Amerika.

Kujtojmë, Asani posedon edhe pasaportë amerikane dhe i njëjti tashmë ka provuar veten të luaj në futbollin amerikan, edhe atë për gjatë vitit 2020 me skuadrën e Pittsburgh.

Ndryshe, mbrojtësi kërçovarë gjatë karrierës së tij kishte provuar veten gjithashtu edhe në Shqipëri, Maltë, Bjellorusi, Uzbekistan, Bosnje e Hercegovinë dhe Rusi.

Në Maqedoni, përveç me Rabotniçkin, Asani ka luajtur edhe me FC Shkupin, Shkëndijën, Metalurgun dhe Vëllazërimin nga qyteti i tij i lindjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot