Kryeministri Kurti: Sporti ka dhënë kontribut në pavarësinë e Kosovës dhe shtetndërtimin demokratik

- Bota Sot

Kryeministri Kurti: Sporti ka dhënë kontribut në pavarësinë e Kosovës dhe shtetndërtimin demokratik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së punimeve në Pishinën Gjysmëolimpike në Podujevë, ka vlerësuar rëndësinë e sportit në zhvillimin e vendit dhe ndikimin e tij në pavarësinë dhe shtetndërtimin demokratik të Kosovës.

Ai tha se sporti ka luajtur një rol të veçantë që nga kohët e para të klubit futbollistik Llapi dhe ka kontribuar në zhvillimin e komunitetit dhe identitetin kombëtar.

Kurti ka theksuar se investimet në infrastrukturën sportive janë një mënyrë për të lënë pas një pjesë të borxhit ndaj komunitetit sportiv dhe për të inkurajuar zhvillimin e talenteve të reja.

“Besoj që sporti ynë është më i veçantë se shteti ynë, sepse ishim që para të klubit futbollistik Llapi, i cili ka mbushur 93 vjet. Pavarësia e Kosovës, shtetndërtimi ynë demokratik ka kontribuar shumë në sport.

Ne po përpiqemi me gjithçka që dimë e mundemi të ia lëmë një pjesë të vogël të borxhit të madh që ia kemi atyre dhe besoj që këtu po e bëjmë si asnjë qeveri para nesh”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot