Armando Broja u rikthye titullar te Burnley në ndeshjen e fundjavës kundër Newcastle dhe performanca e tij la gjurmë te stafi teknik.
Trajneri Scott Parker u pa teksa e përshëndeti menjëherë sulmuesin shqiptar në momentin e zëvendësimit, një gjest që reflektoi vlerësimin e tij për lojën e Brojës.
Ky vlerësim u pasqyrua edhe në deklaratat e sotme të Parker në konferencën për media. I pyetur për paraqitjen e 22-vjeçarit, tekniku anglez u tregua i hapur dhe i qartë në analizën e tij, duke e quajtur një nga ndeshjet më të mira të Brojës me fanellën e Burnley-t.
“Sinqerisht, isha shumë i kënaqur. Ky ishte versioni më i mirë i Armandos që kemi parë deri tani,” tha Parker. “Në start, me 11 kundër 11, ai ishte një pikë referimi për ne, na dha stabilitet dhe energji
. Edhe pasi mbetëm me 10 lojtarë, ai vazhdoi të punonte fort, në një rol ku shpesh mund të humbasësh motivimin, sepse je i vetmuar përpara. Por Armando ishte fantastik.”
Trajneri theksoi se Broja e përballoi sfidën me intensitet të lartë dhe qartësi taktike, duke nënvizuar se paraqitja e tij ishte një sinjal i qartë i potencialit që ai mund t’i japë ekipit në vazhdim.