Acerbi kthehet pas një muaji

- Bota Sot

Acerbi kthehet pas një muaji

Humbja me Liverpulin ka lënë pasoja të rënda tek Interi.

Përveç shijes së hidhur të rezultatit, trajneri Cristian Chivu duhet të bëjë llogaritë me infermierinë që po mbushet në një moment mjaft delikat të sezonit.

Problemet muskulore të Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi komplikojnë planet e rumunit në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Xhenoas dhe mbi të gjitha para Superkupës së Italisë në Riad.

Për mesfushorin turk ka pak optimizëm.

Ai do të jetë jashtë skuadre ndaj Xhenoas dhe do të vlerësohet ditë pas dite për Superkupën. Lojtari nuk do të rrezikohet në asnjë rast.

Problemi është më serioz për Acerbi, i cili e ka humbur Superkupën. Analizat kanë treguar një tërheqje në kofshën e djathtë dhe me shumë mundësi do të rikthehet në mes të janarit.

Lajmet nuk janë të mira tek Interi as për krahët. Për Matteo Darmian ka shpresa rikuperimi, kurse Denzel Dumfries është në dyshim të fortë. Holandezi vazhdon të ndjejë dhimbje në kavilje dhe shanset për ta parë në Arabi janë reduktuar. Rikthimi i tij mund të shtyhet për në 2026-ën



Lexoni të gjitha në Bota Sot