Trajnerit i Slovanit për sfidën me Shkëndijën: Ndeshje e vështirë

- Bota Sot

Trajnerit i Slovanit për sfidën me Shkëndijën: Ndeshje e vështirë

Trajneri i Slovanit nga Bratisllava, Vladimír Weiss Sr, gjatë konferencës për shtyp, foli për sfidën e sotme (18.45) në Shkup ndaj Shkëndijes së Tetovës, në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në futboll.

"Ne e dimë se çfarë është matematika, cila është tabela dhe për çfarë do të luajmë. Shkëndija, Vallecano dhe ekipet e tjera që duan të avancojnë po mendojnë gjithashtu në të njëjtën mënyrë.

Me Vallecano mund të thuhet se morëm frymë dhe jemi gjallë. Do të shohim se si do të dalim sot, si do të jetë ndeshja.

Padyshim që do të jetë një ndeshje luftarake dhe e vështirë, si të gjitha ndeshjet ndërkombëtare dhe për ne disa ndeshje lige, sepse ka shumë të tilla", tha Weiss.

Shkëndija është në vend të 25-të me 4 pikë e Slovanit në të 29-tin me 3 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot