AZ Alkmaar shëtit nëpër Prishtinë para duelit me Dritën

- Bota Sot

AZ Alkmaar shëtit nëpër Prishtinë para duelit me Dritën

AZ Alkmaar ka mbërritur në Kosovë për sfidën e raundit të pestë të Ligës së Konferencës, ku sot më 11 dhjetor do të përballet me FC Dritën.

Skuadra holandeze, e drejtuar nga trajneri Maarten Martens, e nisi ditën e ndeshjes me ritualin e tyre tradicional – një shëtitje relaksuese nëpër qytetin mikpritës.

Në orët e para të mëngjesit, futbollistët zbritën në zemër të Prishtinës, duke ecur nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.

Pas shëtitjes, skuadra u ndal në një nga kafenetë e Prishtinës, ku lojtarët dhe stafi teknik shijuan një filxhan kafe së bashku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot