Ibraimi: Këtë vit shkruam historinë

- Bota Sot

Ibraimi: Këtë vit shkruam historinë

Shkëndija e Tetovës sonte (18.45) në Shkup përballet me kampionin e Sllovakisë, Slovan Bratislava në kuadër të raundit të pestë të UEFA Conference League, ndërsa kapiteni Besart Ibraimi, shpreh optimizmin.

 “Sa u përket tifozëve, normal se ato janë një motiv shtesë për ne.

Sot pres që të jenë në një numër sa më të madh.

Pres mbështetjen e “Ballistëve”, pasi ata janë numri jonë i 12-të dhe besoj që do të na i lehtësojnë që të vijmë deri te fitorja. 

Normal se jemi të kënaqur të gjithë ne, këtë vit shkruam historinë.

Por, ne nuk duhet të ndalemi këtu, nesër duhet ta japim maksimumin dhe ta fitojmë ndeshjen dhe pse mos të kualifikohemi më tej”, tha futbollisti Ibraimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot