Futbollisti Edon Zhegrova, mbrëmë zhvilloi ndeshjen e parë si titullar në petkun e Juventusit të Torinos, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Champions League.
Ylli nga Kosova u zëvendësua në minutën e 46-të.
Ai është vlerësuar me notën 6.5 nga faqja e specializuar për statistika. “Sofascore”.
Nuk pritej kjo notë.
Pritej më shumë, por paraqitja e tij nuk u vlerësua më shumë nga kjo faqe.
Futbollisti i Juventusit, Weston McKennie, është vlerësuar lojtar i ndeshjes, me notën 8,5.
Juventusi ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj skuadrës qipriote Pafos.