Njihuni me 4 lojtaret e nominuara për “Topin e Artë 2025”

- Bota Sot

Njihuni me 4 lojtaret e nominuara për “Topin e Artë 2025”

Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet edhe futbollit të vajzave.

Trofeu më i rëndësishëm në këtë kategori është “Topi i Artë 2025” që do të diskutohet mes 4 emrave shumë të njohur në futbollin e vajzave.

Katër të nominuarat për këtë trofe janë: Arbiona Bajraktari (futbolliste e Vllaznisë), Megi Doçi (kapitene e Vllaznisë), Xhesika Ndoj (futbolliste e Egnatias) dhe Xhulia Xhindole (futbolliste e Egnatias).

Megi Doçi është fituesja në fuqi e këtij trofeu.

Cila prej vajzave do të ngrejë lart Topin a Artë 2025? Gjithçka do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot