"Mora mesazh nga Moska", Vuçiq kërcënon se Serbia ka një alternativë tjetër përveç BE-së

- Bota Sot

"Mora mesazh nga Moska", Vuçiq kërcënon se Serbia ka një alternativë tjetër përveç BE-së

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq gjatë takimit të tij me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mori vëmendjen me një bisedë të shkurtër me të.

Vuciq që në fillim të takimit me Von der Leyen në videon e publikuar nga gazetarja e Euronews, Maria Tadeo dëgjohet teksa i thotë se pranoi një mesazh nga Moska.

"Sapo mora një mesazh nga Moska tani", tha Vuciq.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ishte e vetëdijshme për kamerat dhe nuk i ktheu përgjigjje presidentit serb i kërkuar atij të qëndrojnë në holl për foto.

"Mirë, le të presim pasi jemi këtu", tha Von der Leyen.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian vazhdimisht kritikon Serbinë për mospëputhjen e shtetit serb me politikat e jashtme të BE-së kryesisht ndaj Moskës



Lexoni të gjitha në Bota Sot