FC Haka është një nga klubet më të suksesshme të Finlandës, duke fituar nëntë kampionate finlandeze dhe 12 kupa që nga themelimi i saj në vitin 1934.
Tifozët finlandez djegin stadiumin pasi ekipi i tyre ra nga kategoria.
Një adoleshent ka rrëfyer se ka vënë zjarrin që shkatërroi një tribunë në stadiumin e klubit të famshëm finlandez të futbollit, tha policia të mërkurën, megjithëse i dyshuari nuk mund të përballet me akuza penale për shkak të moshës.
Klubi finlandez u godit nga një tjetër ngjarje e rëndë: një zjarr i qëllimshëm ka shkatërruar njërën prej tribunave të stadiumit historik Tehtaan kenttä, me kapacitet 3.200 vendesh dhe i ndërtuar që në vitin 1934.
Ngjarja ndodhi më 7 dhjetor 2025, kur flakët përfshinë me shpejtësi tribunën kryesore prej druri, duke dëmtuar gjithashtu një pjesë të fushës me bar sintetik.
Ligji finlandez nuk lejon ndjekjen penale të fëmijëve nën 15 vjeç, por ata mund të mbahen përgjegjës për dëmet e shkaktuara.