Futbollisti Edon Zhegrova mbrëmë ka luajtur titullar, për t’u zëvendësuar në minutën e 46-të në përballje me Pafos nga Qipro.
Juventusi e fitoi përballjen me rezultat 2:0 ndaj Pafos, në kuadër të xhiros së gjashtë të Champions League në futboll.
Spalleti ka drejtuar gishtin se kush nuk e ndihmojë Zhegrovën në këtë përballje në fushën e lojës.
Spalletti e mbrojti paraqitjen e sulmuesit të krahut, duke thënë: “Kur na detyruan të luanim në të majtë, ai ishte i angazhuar të mbrohej një kundër një, por ai është thjesht ofensiv.
Sipas mendimit tim, Edoni luajti shumë mirë në pjesën e parë.
Megjithatë, ai ka nevojë të përmirësojë aspektin fizik”.
“Ata nuk e ndihmuan në pjesën e parë.
Kalulu dhe McKennie ishin shumë lart në fushë dhe po ia mbytnin zonën, duke e bllokuar atë.
Tani ai ka 45 minuta në këmbë, kështu që duhet vazhduar.
Ai mund të fillojë ndeshjet ose të paraqitet nga fillimi i pjesës së dytë. Mund të marrim vendime të ndryshme.
Ai mund të tregojë cilësitë e tij të jashtëzakonshme, pastaj do të shohim”, tha Spalletti.