Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, sot ka qenë në Podujevë ku u vë gurthemeli i fillimit të punës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
“Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë po kompletohet.
Po investojmë 2 milionë euro për rregullimin e tribunave dhe ndriçimit.
Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi, përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe bashkëpunëtorë, ishim sot në nisjen e punimeve.
Po punohet në infrastrukturën sportive gjithandej vendit. Investimet për Lojërat Mesdhetare po vazhdojnë”, ka shkruar Çeku.