Mbase në një nga daljet e tij më të mundimshme ka qenë ajo e trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick përballë gazetarëve. Në fakt ata fituar, një pjesë e dytë shumë e mirë, aq sa Frankfurti dukej si një skuadër e paralizuar, e megjithatë kritika ka pasur shumë.
Por trajneri e ka nisur me fitoren dhe kënaqësinë që të jep ajo. “Jam i lumtur.
Kemi fituar tre pikë shumë të rëndësishme, por mbi të gjitha sepse e kontrolluam ndeshjen.
Nuk ishte e lehtë. Ata u mbrojtën shumë thellë, duke lënë pak hapësirë, dhe ne ishim në gjendje të krijonim raste.
Nuk është kurrë e lehtë në Ligën e Kampionëve. Jam krenar sepse skuadra dinte si të bënte atë që duhej bërë. I përgëzoj të gjithë stafin tim për analizën e tyre para ndeshjes” – ka argumentuar trajneri i Barçës, i cili më pas ka vlerësuar reagimin e skuadrës pas disavantazhit.
“Nga njëra anë, jam i lumtur që ne gjithmonë kthejmë ndeshjet. Kjo do të thotë shumë për mentalitetin, qëndrimin dhe konkurrencën tonë, por do të ishte mirë të shënonim një ose dy gola më herët, pra të kalonim ne të parët në avantazh”.
I pyetur për përmirësimin e renditjes, ku Barça është përkohësisht e 14-ta dhe dy pikë larg tetë ekipeve të para që kualifikohen për raundin e 16-të, Flick nuk shikon më larg se ndeshjet kundër Sllavia Pragë dhe Kopenhagen.
“Nuk mendoj aq gjatë. Tani gjëja më e rëndësishme është të marrim gjashtë pikë të tjera.
Duhet të përqendrohemi te vetja. Duhet të luajmë në këtë nivel dhe kjo është ajo që dua të shoh”.
Pas këmbënguljes së gazetarëve se edhe nëse skuadra fiton të dyja ndeshjet dhe kualifikimi vendoset vetëm në saj të golaverazhit ai është shprehur.
“Nuk është një detaj i vogël. Sigurisht që duhet t’i shohim këto gjëra, por gjëja e rëndësishme është të marrim ato gjashtë pikë të ardhshme”. Në fund ai i ka thurur lavde mbrojtësit Kunde, i cili protagonist në fitoren kundër Frankfurtit. “Nuk e prisja që Koundé të shfaqej, por ky është futbolli.
Mentaliteti i tij është shumë i rëndësishëm për ne” – ka përfunduar Hansi Flik, natyrisht duke mos lënë pa përmendur edhe performancën shumë të mirë të Rashford, apo një farë zhgënjimi nga Jamal, të cilin gjithsesi e ka mbrojtur.