Kroacia pret të anëtarësohet në OECD vitin e ardhshëm

- Bota Sot

Kroacia pret të anëtarësohet në OECD vitin e ardhshëm

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq deklaroi sot pret që vendi të anëtarësohet në OECD vitin e ardhshëm.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Zagreb në një drekë pune të organizuar nga ambasadori danez, njofton Qeveria e Kroacisë, raporton KosovaPress.

“Kroacia pret të bashkohet me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) vitin e ardhshëm, e cila, pas bashkimit me eurozonën dhe zonën Shengen, do të përfundojë objektivat e saj strategjike të politikës së jashtme", tha ai.

Kjo është një organizatë me 38 anëtarë që bashkon demokracitë e botës me qëllim forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Danimarka mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2025, ndërsa nga 1 janari kryesimin e merr Qiproja.

Plenkoviq tha se Kroacia do të arrijë 78 për qind të mesatares së Bashkimit Evropian në terma të PBB-së për frymë këtë vit dhe se vendi ka arritur një vlerësim krediti për investime të nivelit A.

Ai theksoi se Kroacia synon të arrijë objektivat e NATO-s për të ndarë 3.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen dhe 1.5 për qind për aktivitetet përkatëse deri më 2035, dhe së fundi ka nënshkruar kontratë me Francën për të blerë obusë vetëlëvizëse dhe me Gjermaninë për të blerë tanke Leopard.



Lexoni të gjitha në Bota Sot