KF Bashkimi 1947 nga Kumanova e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e gjashtë me 22 pikë.
Zigjelbrit shënuan 6 fitore, 6 humbje dhe 4 barazime.
Por, në pritje të afatit kalimtar të janarit, te Bashkimi 1947 do të ketë largime dhe afrime të shumta.
Tani për tani janë larguar Samet Rexhepi, Nedim Hoxhiq dhe Flamur Xhelili.
Burimet e Open-TV thonë se drejtuesit e klubit nuk planifikojnë në shërbimet edhe të disa të tjerëve. Klubi së shpejti do të dalë me njoftim zyrtarë për largimet e tjera.
Në anën tjetër, Bashkimi 1947 i sezonit të ri, do të ketë edhe afrime të shumta, pasi largimet natyrisht që do të kompensohen me prurje të reja, me lojtarë të afirmuar dhe të dëshmuar.
Tifozët e Bashkimit 1947 dhe dashamirët e tjerë të futbollit në Kumanovë presin që drejtuesit e klubit të jenë shumë aktiv në merkaton e janarit.