Portieri shqiptar gati të transferohet te Arsenali

- Bota Sot

Portieri shqiptar gati të transferohet te Arsenali

Diant Ramaj mund të transferohet në Premier League.

Sipas “Transfermarkt”, është klubi i Arsenal që kërkon shërbimet e portierit 24-vjeçar me origjinë shqiptare.

Momentalisht, Ramaj është i huazuar nga Borussia Dortmund tek “kuqeblutë” e Heidenheim. Megjithatë, ky interesim serioz i “Topçinjve” do ta detyronte shqiptarit të largohet nga Gjermania.

Kujtojmë se huazimi i shqiptarit te Heidenheim është i vlefshëm deri më 30 qershor 2026, ndërsa kontrata e tij me Dortmund deri në vitin 2029.

Ndërkohë vlera e tij është 7 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot