Barcelona, befasi festive për ‘yjet’

- Bota Sot

Barcelona, befasi festive për ‘yjet’

Te Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick, atmosfera e festave ka nisur më herët. Edhe pse të enjten nuk ishte parashikuar seancë stërvitore në “Ciutat Esportiva”, disa futbollistë u paraqitën për punë rikuperimi pas fitores së fundit 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt.

Sipas të përditshmes “SPORT”, para se lojtarët të hynin në palestër, ata u pritën nga një grup përfaqësuesish të “GSA Motors”, kompani nga Emiratet e Bashkuara e specializuar në makina luksoze.

Pa asnjë paralajmërim, ata u dhuruan futbollistëve nga një iPhone 17 Pro Max të artë, të personalizuar posaçërisht për secilin.

Dhurata ishte krejtësisht e papritur, pasi burime brenda klubit theksojnë se mes Barcelonës dhe GSA Motors nuk ekziston asnjë marrëveshje sponsorizimi.

Çdo smartphone kishte të gdhendur emrin e lojtarit, numrin e fanellës, si dhe logot e Barcelonës dhe të kompanisë së dhuruesit.

Çmimi bazë i pajisjes llogaritet rreth 3500 euro, por personalizimet e shumta mund ta çojnë vlerën shumë më lart.

Vitin e kaluar, Raphinha i kishte dhuruar Lamine Yamal një iPhone të artë të personalizuar me vlerë rreth 10 mijë euro, dhe sipas “SPORT”, edhe dhuratat e këtij viti mund të jenë në të njëjtën kategori luksi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot