Federata e Ukrainës ka surprizuar me stadiumin për fazën “play off” të Botërorit 2026.
Ukrainasit janë zhvendosur në Valencia ku askush nuk e priste, kështu do të luajnë në “Estadi Ciutat de Valencia”, që shërben si impianti ku Levante zhvillon ndeshjet e saj.
Ndeshja e parë është programuar më 26 mars ndaj Suedisë.
Më pas nëse kalon Suedinë, Ukraina mat forcat me fituesin e çiftit Poloni-Shqipëri.
Takimi historik ku Shqipëria shpreson të jetë pjesë, është rezervuar për datën 31 mars.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe nëse Shqipëria dhe Ukraina humbin ndeshjet e tyre, pasi do të ishte si miqësore e detyrueshme.