Shkëndija sonte përballë Slovan Bratislavës

- Bota Sot

Shkëndija sonte përballë Slovan Bratislavës

Shkëndija e Tetovës sonte luan një nga ndeshjet më vendimtare të këtij edicioni europian, teksa në arenën “Todor Proeski” pret skuadrën sllovake të Slovan Bratislavës, në duelin e parafundit të fazës së parë të Ligës së Konferencës.

Kuqezinjtë e Jeton Beqirit në këtë duel vijnë pas mbylljes së suksesshme të gjysmësezonit vjeshtor në kampionat, teksa i gjithë fokusi është për ndeshjen e sotme, ku do të kërkojnë fitoren me çdo kusht, pasi një fitore do ti hapte Shkëndijës rrugën drejt fazës pranverore, duke e afruar historikisht me një sukses të ri në arenën europiane. 

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Shkëndija ndodhet në një pozitë më të favorshme, me 4 pikë të grumbulluara falë një fitoreje dhe një barazimi, ndërsa Slovan Bratislava mbetet pas me vetëm 3 pikë.

Trajneri Jeton Beqiri për këtë duel nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Al Hasan dhe Tambës, ku i pari nuk do të mund të luaj për shkak të kartonave dhe ky i fundit për arsye dëmtimi. 

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Slovan Bratislavës do të luhet sonte në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 18:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot