Para ndeshjes së xhiros së 5-të në Ligën e Konferencës, Drita ka publikuar formacionin zyrtar për përballjen ndaj AZ Alkmaar, që zhvillohet sonte në Stadiumin Fadil Vokrri.
Formacioni i Dritës:
Portier: Maloku
Mbrojtës: Krasniqi, Bejtulai, Pellumbi, Ovouka
Mesfushorë: Limaj, Dabiqaj, Sheji, nga krahu i mesfushës Abazaj, Ajzeraj
Sulmues i vetëm: Manaj
Ky do të jetë formacioni që trajneri Zekirija Ramadani ka zgjedhur për të sfiduar gjigantin holandez, me shpresën për të ruajtur formën e shkëlqyer që Drita ka treguar në fazën e ligës.