Shkëndija e Tetovës është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Slovanit nga Bratisllava.
Në minutën e 33-të, Liridon Latifi shënoi nga afërsia me kokë duke sjellë gëzim të madh te tifozët e Shkëndijes.
Ndeshja është e vlefshme e xhiros së pestë të Conference League në futboll.
Në rast se Shkëndija merr sonte tre pikë në Shkup, ka gjasa të mirë të jetë në play-off.