Dinamo e Zagrebit është mposhtur me rezultat 3:1 nga Betisi, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Europa League në futboll.
Ballafaqimi u luajt në “Maksimir” ku skuadra mysafire ka treguar cilësi duke shënuar tre gola për 38 minuta e parë.
Dominguez (31 - autogol), Riquelma (34), Antony (38) shënuan për fitoren e Betisit.
Futbollisti Arbër Hoxha është paraqit titullar për dinamovitët.
Ai me Dinamon nuk i rezistuan rivalit.
Hoxha është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.
Dinamo renditet në vend të 25-të me 7 pikë e Betis në të dytin me 14 sosh.