Shkëndija shokon skuadrën sllovake

- Bota Sot

Shkëndija shokon skuadrën sllovake

Shkëndija e Tetovës ka arritur fitoren me të madhe në Conference League.

Kuqezinjtë e mposhtën me rezultat 2:0 Slovanin nga Bratisllava, në kuadër të xhiros së pestë.

Në minutën e 33-të, futbollisti Liridon Latifi goditi me kokë dhe topi devijohet nga Kenan Bajriq ku futet në rrjetë, kësisoj shënoi autogol 1:0.

Golin tjetër e realizoi futbollisti Sebastjan Spahiu në minutën e 45+1, 2:0.

Shkëndija është në vend të 19-të me 7 pikë e Slovani në të 31-tin me 3 sosh.

Shkëndija ka shtuar dukshëm gjasat që të sigurojë kalimin në play-off.

Shkëndija sfidën e radhës e luan në konak të AEK Larnaca-s. 
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot