Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është në formë jashtëzakonisht të mirë.
Futbollisti ynë sonte ishte vendimtar në fitoren e Spartës nga Praga e Çekisë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 skuadrën rumune Craiova.
Vendasit mbeten duarbosh e Sparta kthehet me tre pikë në kuadër të Conference League.
Për vendasit shënoi Nsimba (79′) dhe për Spartën Rrahmani (50′) e Rynes (89′).
Rrahmani është zëvendësuar në minutën e 67-të.
Sparta është ne vend të tretë me 10 pikë e Craiova në të 17-tin me 7 sosh.