Beqiri: Fitorja është e madhe, por ende nuk e kemi siguruar një vend në raundin tjetër

- Bota Sot

Beqiri: Fitorja është e madhe, por ende nuk e kemi siguruar një vend në raundin tjetër

Shkëndija e Tetovës e ka mposhtur me rezultat 2:0 Slovanin e Bratisllavës, në takimin e xhiros së pestë të Conference League në futboll.

Trajneri i Shlëndijes, Jeton Beqiri, është i kënaqur me performancën e skuadrës së tij.

"Ishte një performancë e mirë si skuadër dhe lojtarët i kryen detyrat e tyre deri në fund, por do të kisha qenë më i kënaqur nëse do të kishim shënuar disa gola më shumë. 

Sigurisht, ende nuk jemi kualifikuar për fazën tjetër, pasi kemi edhe një ndeshje për të luajtur.

Shpresoj që në ndeshjen në Larnaka (ndaj AEK), lojtarët do të japin maksimumin e tyre", tha Beqiri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot