Kjo është skuadra shqiptare që fitoi mbi 5 milionë euro në garat evropiane

- Bota Sot

Kjo është skuadra shqiptare që fitoi mbi 5 milionë euro në garat evropiane

Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut, skuadra e Shkëndijës së Tetovës po kalon formë të mirë edhe në garat evropiane, treguesi më i mirë është fitorja  e sotme në Shkup me rezultat 2:0 ndaj Slovanit nga Bratisllava. 

Një fitore e madhe dhe u jep gjasa reale që të kaloi në raundin tjetër të Conference League në futboll. 

Kjo fitore mbresëlënëse për Shkendijën është shumë domethënëse në disa aspekte. 

“Sigurisht, vlerësimi i klubit, dhe i futbollit maqedonas në përgjithësi, rritet, shkon lart me çdo rezultat pozitiv. Shkendija sigurisht që ende ka gjasa për të siguruar një vend në eliminimet e këtij kompeticioni, pra po punon aktivisht për pranverën evropiane.

Së fundmi, edhe pjesa financiare e këtyre sukseseve është me rëndësi të madhe. Pra, Shkendija sonte me fitoren ndaj Slovan siguroi 400,000 euro të reja në llogarinë e saj, një shumë që shtohet në atë të fituar deri më tani.

Në total, Shkendija ka fituar një shumë prej 5.4 milionë eurosh për kushtet tona të futbollit”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.

Këto shifra mund të bëhen edhe më të mira nëse të enjten e ardhshme Shkendija siguron një rezultat të favorshëm në ndeshjen jashtë fushe kundër AEK Larnaca në Qipro në kuadër të xhiros së pestë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot