Reprezentuesi i Kosovës habit rumunët më këtë fanellë

- Bota Sot

Reprezentuesi i Kosovës habit rumunët më këtë fanellë

Reprezentuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, sonte me Spartën e Pragës triumfuan me rezultat 2:1 në tokën rumune, ndaj skuadrës së Craiova-s, në ndeshjen e xhiros së pestë të Conference League në futboll.

Albion Rrahmani habiti rumunët, sidomos skuadrën vendase Craiova kur e shfaqi fanellën e Rapidit nga Bukureshti.

Rrahmani shënoi gol në minutën e 50-të.

“Albion Rrahmani u shfaq me fanellën e Rapidit pasi që më këtë "lëndoi" Craiovën”, shkruan media rumune “Sport”.

"Është mirë që shënoj përsëri këtu në Rumani.

Jam i lumtur për tre pikët. Ishte një ndeshje e vështirë, Craiova luan futboll të mirë dhe luftuam shumë.

Kjo ishte një ndeshje vërtet e mirë.

Ndjeva se do të shënoja sot.

Do të doja të luaja më shumë, por trajneri ka menduar për ndeshjen që kemi përsëri pas tre ditësh.

Shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin tim edhe të dielën.

Është një ndjenjë e veçantë të luash në Evropë, kemi edhe një ndeshje dhe duhet të japim 100%”, tha Rrahmani,

Rrahmani flet edhe për fanellën e Rapidit me emrin e tij: “Është fanella e re e Rapidit dhe më pëlqen shumë. Ndoshta në të ardhmen do ta vesh përsëri, do të më pëlqente.

Kur isha te Rapidi dhashë më të mirën time, por kush e di se çfarë na rezervon e ardhmja?!

Shpresoj që të fitojnë diçka këtë sezon dhe u uroj suksese”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot