Po përfundon durimi, Alonso drejt ditëve vendimtare

- Bota Sot

Po përfundon durimi, Alonso drejt ditëve vendimtare

E ardhmja e Xabi Alonsos te Real Madridi ka hyrë në fazën kritike, pasi humbjet ndaj Celtës dhe Manchester Cityt kanë zbuluar problemet e thella fizike dhe mungesën e ritmit në skuadër.

Në Valdebebas pranojnë se ekipi “nuk është aspak afër gjendjes maksimale fizike”, ndërsa Barcelona ka krijuar një diferencë nëntë pikëshe në pesë ndeshjet e fundit.

Vendimi në klub është i qartë: gjithçka varet nga ndeshjet e ardhshme, përfshirë sfidën e fundit të vitit ndaj Sevillas. Pakënaqësia e tifozëve në Bernabéu dhe rënia e rezultateve kanë rritur dyshimet në drejtim të trajnerit. “Thjesht nuk është e mjaftueshme”, është përshkrimi i situatës nga burime të brendshme të klubit.

Tani vetëm një seri fitoresh mund ta mbajë Xabin në stol. Në klub kërkohet reagim i menjëhershëm dhe “ndalimi i gjakderdhjes”, ndërsa edhe ndaj lojtarëve kërkohen më shumë saktësi dhe përmirësim fizik. E ardhmja e trajnerit varet nga detaje të vogla dhe koha po i mbaron.



Lexoni të gjitha në Bota Sot