Kampioni i botës me Spanjën flet për transferimin e dështuar te Real Madridi

- Bota Sot

Kampioni i botës me Spanjën flet për transferimin e dështuar te Real Madridi

David Silva ishte një nga figurat historike të futbollit spanjoll dhe ndoshta nuk ka marrë njohjen që padyshim meriton gjatë gjithë karrierës së tij.

Mesfushori krijoi një karrierë të rëndësishme në Spanjë, duke luajtur për ekipe si Selta Vigo, Eibar dhe Valencia, por për shkak se nuk iu bashkua njërit prej gjigantëve të futbollit spanjoll, si Barcelona apo Real Madrid, emri i tij nuk u bë i njohur.

“Në fund të fundit, nëse nuk luan për Real Madridin ose Barcelonën, ke më pak ndikim në media”, deklaroi ai në “El Camino de Mario”, podkastin e Mario Suarez.

“Kur isha 12 vjeç, erdha në Madrid për një provë që zgjati rreth një javë. Më thanë se do të më telefononin përsëri vitin tjetër. Mendoj se diçka e ngjashme i ndodhi edhe Julian Alvarez.

Këto janë gjëra që nuk janë të lehta për t’u kuptuar kur je i ri”, tha Silva i cili zbulon se tek Reali nuk e thërritën më.



Lexoni të gjitha në Bota Sot