Superkompjuteri i “Football Meets Data” ka publikuar përditësimet e reja sa i përket ekipeve që pritet të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Konferencës, ku ekipet shqiptare si Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës, kanë siguruar thuajse kualifikimin.
Drita e Gjilanit u mposht me rezultat 0-3 nga AZ Alkmaar në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa Shkëndija fitoi në shtëpi ndaj Slovan Bratislava me rezultat 2-0.
Megjithatë, Drita mbeti fazës ‘play-off’ në vendin e 19-të me tetë pikë, teksa Shkëndija e 21-ta me 7 pikë.
Kështu, sipas superkompjuterit të “Football Meets Data”, 27 ekipe janë ende në garë për 24 vende në fazën eliminatore të Ligës së Konferencës, ku 23 ekipe kanë mbi 95% për t’ia dalë mbanë.
Sipas superkompjuterit, Drita ka gjasa prej 99.96% për të siguruar një vend në 24-she që e dërgon në fazën play-off, teksa Shkëndija ka shanse prej 95%.
Në thelb, gjithçka varet nga Zrinjski kundër Lincolnit për vendin e fundit, ndërsa KuPS dhe Breidablik kanë ndeshje jashtë fushe, përkatësisht ndaj Kristal Pallasit dhe Strasburgut, duke bërë një kualifikim të tyre shumë të vështirë. Në ndeshjen e fundit, Drita luan në udhëtim te Rajo Valejkano, teksa Shkëndija udhëton tek AEK Larnaka.