Disa nga lojtarët që së fundmi kanë lënë Manchester United dhe kanë treguar një nivel shumë të lartë te klubet e tyre të reja përfshijnë: Antony, Marcus Rashford, Rasmus Hojlund, Scott McTominay
Të gjithë këta futbollistë kanë shkëlqyer në ambientet e reja, duke ngritur një pyetje të madhe për performancën e tyre te Manchester United: pse disa lojtarë nuk japin më të mirën e tyre te “Djajtë e Kuq”, por arrijnë të tregojnë potencialin e plotë te skuadrat e tjera?
Analistët e futbollit sugjerojnë se faktorë si stili i lojës i trajnerëve, presioni i madh mediatik, marrëdhëniet brenda skuadrës dhe mungesa e besimit nga klubi mund të ndikojnë në performancën e lojtarëve në Old Trafford.
Ky fenomen është bërë një shqetësim i vazhdueshëm për tifozët e Manchester United, ndërsa klubi përpiqet të gjejë mënyra për të mbajtur talente të mëdha dhe për të maksimizuar potencialin e tyre.