Rashford nuk kërkon shpjegime nga Flick

- Bota Sot

Rashford nuk kërkon shpjegime nga Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm komunikimi me Marcus Rashford, duke e vlerësuar lart mentalitetin e tij profesional.

Flick tha se gjithmonë u shpjegon lojtarëve arsyen pse nuk aktivizohen titullarë, dhe lidhur me Rashford-in tregoi:

“Kur u përpoqa t’i shpjegoja pse nuk e nisa si titullar, ai më tha: ‘Nuk ka nevojë të më shpjegosh. E rëndësishme është që ekipi të fitojë dhe të marrë tri pikët. Çdo gjë tjetër nuk ka rëndësi’.”

Trajneri gjerman e quajti këtë mentalitet të duhur dhe theksoi se është i lumtur ta ketë sulmuesin anglez në skuadër.

Flick shtoi gjithashtu se prania e Rashford-it në stol tregon forcën e ekipit:

“Nëse Marcus Rashford është në stol, kjo do të thotë se kemi një skuadër shumë të mirë. Kemi lojtarë të mëdhenj në pozicionin e tij dhe për këtë arsye situata është kështu.”

Ai nënvizoi se Rashford është një profesionist i vërtetë në qëndrimin dhe sjelljen e tij, duke shtuar se pas një periudhe të shkurtër adaptimi te Barcelona, tani sulmuesi është në formën e tij më të mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot