Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

- Bota Sot

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në komunën Osman Gazi, Adnan Kurtuluş në Turqi.

Përmes një komunikate për medie, nga Komuna e Gjilanit bëhet me dije se në takim u bisedua lidhur me forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në të ardhmen, në dobi të qytetarëve.

I pari i Gjilanit tregoi se gjatë qëndrimit tim në Turqi, zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në komunën Osman Gazi, Adnan Kurtuluş.

"Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe bashkëpunuese, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në të ardhmen, në dobi të qytetarëve tanë", tha ai.

Kryetari i komunës, theksoi se këto takime janë të rëndësishme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për forcimin e lidhjeve institucionale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot