Sulmuesi i gatshëm të rikthehet me Kombëtaren franceze

- Bota Sot

Sulmuesi i gatshëm të rikthehet me Kombëtaren franceze

Karim Benzema shpreson tek një ftesë e trajnerit Didjer Deshamp, për të pjesë e Francës në Botërorin e vitit të ardhshëm. 37-vjecari është lënë jashtë Kombëtares që prej vitit 2021, kur mbajti veshur për herë të fundit fanellën blu në Ligën e Kombeve.

Karim Benzema ka ringjallur një nga historitë më tërheqëse te karrierës së tij, duke zbuluar se mbetet plotësisht i hapur për të përfaqësuar Francën në Kupën  e Botë që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Ish-sulmuesi i  Real Madridit, në intervistën e tij të fundit, u shpreh se është gjithmonë gati për të marr pjesë me Kombëtaren, duke shuar zërat se ai më parë kishte thëne se koha e tij me Francën kishte mbaruar.

"Nëse më thërrasin në ekipin kombëtar, do të kthehem  Unë jam futbollist.

Pra, Kur më thërrasin vij luaj. Nuk është  se nuk dua më të kthehem në ekipin e Francës,

Por duhet ti bëjmë vetes pyetjen: çfarë do të bëj me ekipin francez? Po flasim për një Kupë Bote. Natyrisht, këto nuk janë gjëra ku duhet të thuash: Jo, nuk dua. Sepse është gënjeshtër të thuash: Jo, nuk dua të luaj në një Kupë Bote”, deklaroi 36 vjecari.

Ndërkohë, hera e fundit që Benzema ishte aktivizua për Kombëtaren, ishte në vitin 2021, i cili gjithashtu fitoi dhe trofeun e Ligës së Kombeve në atë periudhë me Francën.

Fituesi i topit të artë, u ftua gjithashtu në Botërorin e 2022 në Katar, por ai nuk u aktivizua pasi pësoi një lëndim në seancën stërvitore.

Benzema aktualisht aktivizohet në ligën Arabe me ekipin e Al-Ittihad, . 37 vjecari sezonin e kaluar udhëhoqi klubin e tij drejt triumfit të 2 trofeve, Ligës Profesionale  Arabe dhe Kupën e Mbretit, duke shënuar kështu 25 gola në total.



Lexoni të gjitha në Bota Sot