Drita me 8 pikë dhe Shkëndija me 7 pikë shikohen si pjesëmarrëse në raundin “play off” të Ligës së Kampioneve.
Aktualisht janë pjesë e asaj zone, por mbetet edhe një raund për t’u zhvilluar.
“Football Meets Data” që merret me përpunimin e statistikave, i jep Dritës 99.96% mundësi që të vazhdojë më tej.
Shkëndija ndërkohë shikohet me 96% mundësi.
Shkëndijës i bënte punë vetëm fitorja dje ndaj Slovan Bratislavës.
Ekipi tetovar tregoi forcën duke triumfuar 2:0.