Situata e rezultateve te Tirana ka sjellë reagimin e menjëhershëm të stafit teknik.
Para stërvitjes së ditës së djeshme, trajneri Ardijan Nuhiju ka mbajtur një mbledhje rreth 15-minutëshe me lojtarët bardheblu.
Futbollistët u ulën në fushë, ndërsa Nuhiju zhvilloi një fjalim të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, i cili kishte në qendër pikërisht mungesën e rezultateve në ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore.
Takimi ishte i qartë dhe me tone serioze, duke reflektuar presionin që skuadra po ndjen pas formës së dobët.
Trajneri kërkoi reagim të menjëhershëm, më shumë përgjegjësi dhe intensitet nga çdo lojtar, me synimin që skuadra të rikthehet te rezultatet pozitive sa më shpejt të jetë e mundur. Tirana do të hynte në stërvitje pas fjalimit, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës me synimin për të kthyer atmosferën dhe ecurinë në ekip.