Matthaus sheh Jamal Musialën si lojtarin kyç të Bayernit

- Bota Sot

Matthaus sheh Jamal Musialën si lojtarin kyç të Bayernit

Bayerni i Mynihut po e pret fillimin e vitit me ndjenja pozitive, pasi Jamal Musiala është duke u përgatitur intensivisht për rikthimin pas dëmtimit. ‘Ylli’ i mesfushës pritet të luajë minutat e para në miqësoren kundër RB Salzburg-ut më 6 janar, çka shihet si hap i rëndësishëm drejt rikthimit të tij të plotë.

Në një periudhë kur skuadra po paraqitet në mënyrë të qëndrueshme, rikthimi i Musialës premton energji të re dhe kreativitet në lojën e Bayernit. Paralelisht, talenti i ri Lennart Karl po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me paraqitjet e tij mbresëlënëse.

Megjithatë, Lothar Matthäus kërkon qetësi dhe maturi. Legjenda e futbollit gjerman shikon tashmë drejt Kupës së Botës 2026 dhe nuk dëshiron që zhurma të panevojshme të ndikojë në zhvillimin e Karl-it.

Për Matthäus, vlera e Musialës është e padiskutueshme. “Musiala është lloji i lojtarit që mund ta çojë Bayernin në një nivel më të lartë. Ai bën diferencën,” u shpreh ai për RTL. Ai shtoi se mungesa e tij u ndje shumë sezonin e kaluar, veçanërisht në çerekfinalen e Champions League ndaj Interit, “ku ishte e qartë se Musiala i duhej skuadrës.”

Ndërkohë, Matthäus vlerëson edhe progresin e Lennart Karl: “Karl ka treguar rezultate të jashtëzakonshme. Ai është bërë i preferuar për tifozët, shënon, driblon dhe paraqitet shkëlqyeshëm.” Por ai thërret për qetësi: “Duhet t’i lihet hapësirë. Ai do të vazhdojë të përmirësohet.”

Sipas tij, nëse Karl e konfirmon këtë formë, ai mund të ketë një të ardhme të jashtëzakonshme: “Atëherë askush nuk do të mund ta parakalojë,” u shpreh Matthäus, duke aluduar për rolin e tij të mundshëm në Botërorin 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot